Evra: Thoni Higuainit bullafiq, ai shënon më shumë

Futboll

Evra: Thoni Higuainit bullafiq, ai shënon më shumë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:14
Evra dhe Higuain

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra ka komentuar fitoren e Juventusit kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, shkruan indeksonline.

“Vazhdoni ta kritikoni Juven time, vazhdoni ta urreni Juven time! Ju nuk i dini sakrificat qe bëjnë këta djem, sa krenar qe jam me ju”, ka thënë përmes një video Evra.

“Vazhdoni ta thirrni bullafiq, ju nuk e kuptoni se sa me shume i thoni bullafiq, ai aq me shume shënon” , foli ai duke iu referuar Higuainit.

“Te flasim per Dybala? I love this game, grande Paulo, te dua shume”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat