Basha: Pro Vercelli duhet marrë seriozisht - Bota Sot
Basha: Pro Vercelli duhet marrë seriozisht

Futboll

E hënë, 24 shtator 2018

Basha: Pro Vercelli duhet marrë seriozisht

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:17
Migjen Basha

Futbollisti Migjen Basha, njëherësh kapiten i skuadrës së Barit në Serie B italiane, është optimist para ndeshjes me Pro Vercellin me 10 mars (15.00). “Pavarësisht se duket një kundërshtar i lehtë në letër, Pro Vercelli duhet marrë seriozisht, pasi vjen pas gjashtë ndeshjesh pa humbur dhe pëson pak”, tha Basha.

Në fund bën edhe pak shaka me sulmuesit e skuadrës së tij: “Ndonjëherë qesh me ta sepse unë kam shënuar 2 herë ndërsa disa prej tyre vetëm një gol. Megjithatë, s’është qëllim parësor për mua, pasi nuk do të shkoj te Reali apo Barcelona. E rëndësishme është që të bëjmë të mundur që sulmuesit të dalin së më shpesh para porte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test