Ahmeti po kthehet!

Futboll

Ahmeti po kthehet!

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:22
Azem Ahmeti

Një periudhë mbeti jashtë fushës së blertë.  Futbollisti i mirënjohur Azem Ahmeti, tash e tri ditë është rikthyer në stërvitjet e Flamurtarit të Prishtinës. Futbollisti mungoi për shkak të një lëndimit në këmbë dhe tani është në gjendje të mirë. Kthimi i tyre është edhe një motiv shtesë për Flamurtarin që të mendoj përmes barazhit me siguruar ekzistencën në elitën e futbollit. Flamurtari është në vend të 10-të me 14 pikë, një më shumë se Besa dhe dy se i fundit Vllaznia nga Pozherani.   

“Bota sot”: Pas një kohe ktheheni në stërvitje, a e keni tejkaluar në tërësi lëndimin?

Azem Ahmeti: Qysh në lojën e parë miqësore Trepça ’89 - Flamurtari kam pas një duel ku edhe pësova një lëndim. Kam pauzuar një muaj tërësisht, me pas kam filluar me forcimin në fitnes, pastaj me vrapime krejt të lehta, ndërsa tani qe tri ditë kam filluar stërvitjen me ekip.

“Bota sot”: Si e sheh Flamurtarin në vazhdim të kampionatit?

Azem Ahmeti: Në tri ndeshjet e para Flamurtari ka pas paraqitje shumë të mira. Në dy ndeshjet e para humbëm, ndërsa fitorja erdh në lojën kundër Llapit. Kemi një ekip shumë të mirë në organizim, si nga kryesia ashtu edhe nga gjithë strukturat tjera të klubit.

“Bota sot”: Me rikthimin tuaj, a besoni se do të jetë edhe më i fortë Flamurtari në mesfushë?

Azem Ahmeti: Po! Unë do të mundohem të jap më të mirën nga vetja, që t’i arrijmë qëllimet tona si klub. Kemi lojtar kualitativ në të gjitha repartet, jemi një ekip solide që meritojmë të mbesim pjesë e Superligës.

“Bota sot”: Fitorja e fundit kundër Llapit, a është një motiv shtesë për të luftuar e për ta siguruar barazhin?

Azem Ahmeti: Çdo fitore është motiv për ne, jo vetëm kundër Llapit.

“Bota sot”: Disa muaj jashtë fushës, sa ishte e vështirë?

Azem Ahmeti: Gjithmonë është kënaqësi të jesh në fushë dhe të luash futboll, normalisht që është e vështirë të jesh jashtë fushe.

“Bota sot”: Si e sheh Kampionatin e Kosovës, me rivalitet të madh e me cilësi apo njësoj sikurse vitet e tjera?

Azem Ahmeti: Po, ka ngritje të cilësisë, është shumë më konkurruese se vitet tjera si për pjesën e lart ashtu edhe pjesën më rrezikshmëri.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh më afër titullit dhe a shpresoni se Flamurtari do të mbetet në elitë?

Azem Ahmeti: Prishtina është favorite kryesore, e përcjellë nga Drita, Feronikeli dhe Llapi. Po punojmë shumë që Flamurtari t’i mbetet në Superligë dhe vitet tjera të mos luftojë për mbetje apo jo, po të jemi klub që do të luftojmë për titull, për dalje në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat