Sa pagoi Huddersfield për Hadergjonajn? - Bota Sot
Sa pagoi Huddersfield për Hadergjonajn?

Futboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Sa pagoi Huddersfield për Hadergjonajn?

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:33
Florent Hadergjonaj

Skuadra e Huddersfield Town lufton me mish e më shpirt për të mbetur në Premier League. Kjo skuadër mban vendin e 15-të me 30 pikë pas 29 jave në ligën angleze, ku luan me sukses shqiptari nga Kosova, Florent Hadergjonaj. Ai edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës angleze Huddersfield Town.

Huddersfield ka paguar pesë milionë euro te Ingolstadt për transferimin e përhershëm të Hadergjonajt. 23-vjeçari iu bashkua klubit anglez në një huazim një-vjeçar gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por Huddesfiedl ka paguar klauzolën e blerjes së shqiptarit. Hadergjonaj, i cili ka bërë 19 paraqitje deri më tani për Huddersfiedlin, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare në verë me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Ne e dinim se Flo do të sillte garë të fortë për pozicionin e mbrojtësit e djathtë dhe mendoj që në shtatë muajt e tij të parë te Huddersfield Town ka treguar se pse është aq shumë i vlerësuar në Gjermani”, ka thënë trajneri i klubit, David Wagner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test