Ylli i United mendon se është rreshteri i Mourinho-s

Futboll

Ylli i United mendon se është rreshteri i Mourinho-s

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:18
United

Romelu Lukaku beson se Jose Mourinho e sheh si rreshterin e tij në fushë në një bisedë ekskluzive me Thierry Henry, në prag të ndeshjes së United ndaj Liverpool.

Dhe lojtari që pritet të kryesojë vijën e sulmit pritet të jetë pikërisht ai.

Që kur iu bashkua United nga Everton për 110 milionë euro në verë, Lukaku ka luajtur në 28 nga 29 ndeshjet e Premier League.

Në vitin 2018 ai ka qenë i përfshirë në 11 gola në 11 paraqitje. Mourinho i ka thurur elozhe sulmuesit për fokusin dhe vendosmërinë e tij dhe Mourinho mendon se Lukaku është një pjesëtar i rëndësishëm i skuadrës.

“Mendoj se trajneri në mendjen e tij më sheh si një rreshter në fushë, dhe kjo është e çuditshme për një sulmues pasi zakonisht janë mesfushorët,” shprehet ai për Henry.

“Gjithmonë kam punuar fortë dhe jam mirënjohës për këtë, por jam sulmues dhe duhet të shënoj gola.

“Ai më ka trajtuar shumë mirë dhe mendoj se ai e ka kuptuar që kam mentalitet luftëtari. Gjithmonë do të vendos skuadrën përpara meje dhe kjo është diçka që i kam thënë edhe atij. Mendoj se skuadra është gjëja më e rëndësishme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat