Aubameyang: Kam qenë me fat që kam qenë pjesë e Milan-it - Bota Sot
Aubameyang: Kam qenë me fat që kam qenë pjesë e Milan-it

Futboll

E enjte, 21 qershor 2018

Aubameyang: Kam qenë me fat që kam qenë pjesë e Milan-it

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:04
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, ndihet shumë më fat që është rritur tek akademia e Milan. Sulmuesi ka luajtur me ekipet e moshave të kuqezinjve, por nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje zyrtare para se të transferohej te Saint-Etienne.

Tani, ai është transferuar tek Arsenal dhe do ta ndjekë ndeshjen e Europa League kundër Milan nga shkallët e stadiumit. “Kur kam qenë te Milan isha shumë i ri, pa eksperiencë”, ka kujtuar sulmuesi. “Por atje kam mësuar si të bëhesha një futbollist profesionist”.

“Isha me fat sepse atje kishte shumë lojtarë të mëdhenj, si Maldini, Nesta, Kaka, Seedorf, Ronaldo. Unë siha i turpshëm, por i shikoja ata kur luanin dhe kam mësuar shumë duke e bërë këtë. Familja ime? Ata do të mbështesin Arsenal-in natyrisht, edhe pse të gjithë ne jemi rritur në Milano”, ka thënë Aubameyang.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test