Albian Ajeti refuzon edhe Kosovën edhe Shqipërinë, zgjedh Zvicrën

Futboll

Albian Ajeti refuzon edhe Kosovën edhe Shqipërinë, zgjedh Zvicrën

Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:49
Albian Ajeti

Albian Ajeti ka vendosur të mos e zgjedh rrugën e Edon Zhegrovës, Valon Berishës, Milot Rashicës e shumë bashkëvendësve të tij.

Sulmuesi i Baselit me prejardhje nga Kosova, ka vendosur që në arenën ndërkombëtare të përfaqësojë Zvicrën.

Sipas medieve zvicerane, Ajeti do të jetë i grumbulluar për dy ndeshjet e radhës te Zvicra.

Zvicra do t’i luajë dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Greqisë më 23 mars dhe ndaj Panamsë katër ditë më vonë.

21-vjeçari është kërkuar edhe nga Shqipëria ku luan vëllai i tij më i madh Arlindi por edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat