Sipas Don Balon, Bale kërkon t’i bashkohet Chelseat - Bota Sot
Sipas Don Balon, Bale kërkon t’i bashkohet Chelseat

Futboll

E hënë, 18 qershor 2018

Sipas Don Balon, Bale kërkon t’i bashkohet Chelseat

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:35
Gareth Bale

Gareth Bale i ka thënë Cristiano Ronaldos se dëshiron t’i bashkohet Chelseat.

Manchester United ka kohë që po raportohet se po kërkon shërbimet e sulmuesit uellsian, por duket se lojtari preferon të transferohet te londinezët.

Sipas Don Balon, Bale preferon të rikthehet në Ligën Premier, por nuk përjashton mundësinë të kaloj në Bundesliga.

Futbollisti dëshiron t’i prij projektit të ri të skuadrës së pronarit rus, Roman Abramovich, i cili ka paralajmëruar revolucion në ekip.

Bale ka humbur durimin duke mos qenë lojtari kryesor i skuadrës madrilene, ku rolin kryesor në ekip e ka Cristiano Ronaldo.

Gjithashtu raportohet se lojtari mund të shkëmbehet edhe me Eden Hazardin, i cili preferon të transferohet te Reali.

Mbetet të shihet gjatë verës se çfarë do të ndodh, por besohet se do të kenë shumë transferime të mëdha në klubet evropiane.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test