Firmino ka një preferencë për çerekfinalet e Champions

Futboll

Firmino ka një preferencë për çerekfinalet e Champions

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:26
Roberto Firmino

Sulmuesi i Liverpool, Roberto Firmino, shpreson që skuadra e tij të “peshkojë” një ekip anglez në çerekfinalet e Champions League. Lojtarët e Jurgen Klopp kanë siguruar kualifikimin pas barazimit 0-0 të marrë të martën kundër Porto-s pasi ka fituar takimin e parë 5-0. Kjo është hera e parë, që nga 2009-a, që Liverpool kalon në këtë fazë të kompeticionit.

Dhe Firmino beson se shanset e tyre për të shkuar më tej do të ishin më të mëdha nëse do të përballeshin me një skuadër angleze në çerekfinale. “Po, do të donim të përballeshim me një skuadër të Premier League”, ka thënë braziliani. “Në sezonet e kaluara kemi treguar se mund të fitojmë ndaj çdo skuadre angleze. Kemi një ecuri të mirë kundër tyre”.

“Luajmë shumë mirë kundër këtyre ekipeve, por nuk kemi frikë as nga skuadrat e tjera që mund të dalin nga shorti”. Manchester City është ekipi tjetër anglez i kualifikuar, ndërsa fati i Chelsea dhe United do të zbulohet mesjavën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat