Gattuso: Arsenali e meritoi fitoren - Bota Sot
Gattuso: Arsenali e meritoi fitoren

Futboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Gattuso: Arsenali e meritoi fitoren

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:36
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso është deklaruar pas ndeshjes Milan – Arsenal.

Milan është mposhtur 0-2 në ‘San Siro’ nga Arsenali në 1/8 të Ligës së Evropës.

Gattuso pas ndeshjes ka thënë se Milani nuk luajti si një ekip i bashkuar, ndërsa Arsenali meritoi fitoren.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar Gattuso në konferencën për shtyp.

“Arsenali po vinte nga një moment i vështirë, por kishte cilësi të jashtëzakonshme në dispozicion, ndërkohë ne bëmë shumë gabime. Nuk luajmë në asnjë moment si ekip i bashkuar, Arsenali e meritoi fitoren”, ka deklaruar Gattuso.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test