Dëshira që Ronaldo ka për Icardin

Futboll

Dëshira që Ronaldo ka për Icardin

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:23
Luis Nazario de Lima Ronaldo

Luis Nazario de Lima Ronaldo, po qëndron në qytetin e Milanos.

Ai ka qenë mysafir i skuadrës së Interit, pjesë e së cilës skuadër ka qenë për pesë vite.

Në këtë vizitë, Ronaldo ka folur shumë për Interin, përfshirë edhe sulmuesin kryesor të skuadrës, Mauro Icardi.

Ish sulmuesi i kombëtares së Brazilit, ka lavdëruar Icardin, duke thënë se më të drejtë shumë skuadra po interesohen për të, por shpreson të mbetet te Interi.

“Tregu nuk mund të parashikohet, por unë mund të them se Icardi ka bërë shumë mirë të Interi, dhe me të drejtë kërkohet nga shumë skuadra, por ai është i lumtur te Interi, e ka thënë që disa herë. Ne shpresojmë që ai do të mbetet”, ka deklaruar Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat