Zogaj referon në Arabinë Saudite

Futboll

Zogaj referon në Arabinë Saudite

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:11
Bekim Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi nga Zvicra, nesër do të ndajë drejtësinë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.  Ai ka udhëtuar për në Arabinë Saudite me gjyqtarë të tjerë. Gjyqtarë kryesor i kësaj sfide është Stefan Klossner, asistent është Zogaj e Stephane De Almeida.

Ata do ta drejtojnë ndeshjen derbi të javës së 23-të të Kampionatit të Arabisë Saudite, mes Al Faisaly - Al Feiha, e cila luhet në orën 16.45. Al Faisaly është në vend të katërt me 34 pikë ka dy më shumë se Al Feiha që gjendet një pozitë më poshtë.

Zogaj ka disa ndeshje të mëdha gjatë këtij vitit që ka drejtuar jashtë vendit, si në Francë, në Arabinë Saudite e Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat