Shqipëria rikthen Manajn

Futboll

Shqipëria rikthen Manajn

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:01
Rei Manaj

Miqësorja që Shqipëria do të luajë në 26 mars ndaj Norvegjisë në “Elbasan Arena” shihet një test nga trajneri Panucci për të provuar disa lojtarë. Dhe për këtë arsye, italiani ka menduar të grumbullojë ata që nuk e kanë marrë shansin në drejtimin e tij.

Një ndër ta është edhe Rei Manaj, i cili është grumbulluar në Kombëtare për herë të fundit, kur trajneri ishte Xhani De Biasi. Panuci ka menduar ti japë një shans lushnjarit, i cili këtë sezon luan në ligën e dytë spanjolle me Granadën.

Edhe pse ai nuk po luan rregullisht në Spanjë, trajneri Panucci ka vendosur ta grumbullojë sulmuesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat