Coentrao ka një mesazh për Real Madridin

Futboll

Coentrao ka një mesazh për Real Madridin

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:49
Fabio Coentrao

Fabio Coentrao nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid.

Fabio Coentrao rikthehet të flasë për momentet e vështira që kaloi te Real Madrid, ku qëndroi për 4 vjet. 29-vjeçari, i cili u transferua në huazim fllimisht ne Francë e më pas në Portugali, deklaroi se në Spanjë nuk ishte i lumtur dhe shpeshherë mendonte se kishte harruar si të luante futboll.

“Nëse më pyesni nëse dua të qëndroj te Sportingu, edhe pse kam kontratë me Realin, përgjigja është po. Ketu kam gjetur lumturinë. Edhe pse ruaj respekt maksimal për Realin, dua të vijoj karrierën në Portugali.”

Mbrojtësi pohoi se tani mendon të luajë deri në fund të karrierës te Sportingu, pasi nën drejtimin e Jorge Jesus ka rigjetur qetësinë dhe lumturinë për sportin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat