PSG e njofton Real Madridin për shumën marramendëse që duhet ta paguajë për Neymarin

Futboll

PSG e njofton Real Madridin për shumën marramendëse që duhet ta paguajë për Neymarin

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:24
Neymar

Paris Saint-Germain e ka njoftuar Real Madridin për shumën që duhet ta paguajë për t’i siguruar shërbimet e Neymarit.

E përditshmja spanjolle “AS”, raporton se PSG-ja ia ka bërë të ditur Realit se duhet t’i paguajë plot 400 milionë euro nëse dëshiron ta transferojë superyllin brazilian, Neymar.

AS pohon se babai i Neymarit është takuar me të dërguarit e Madridit për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të brazilianit.

Edhe pse presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelafi, ka thënë se nuk do ta shesë 26-vjeçarin, e përditshmja spanjolle sugjeron se Reali tashmë e di se çfarë duhet të bëjë për ta blerë ish-asin e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat