Kur luhen ndeshjet e Kupës?

Futboll

Kur luhen ndeshjet e Kupës?

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:57
Pamje nga shorti

Garat për Digitalb Kupën e Kosovës po hyjnë në fazën përfundimtare. Kështu që sot në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave u bë hedhja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale. Komisioni i Garave në përbërje të Ismet Ahmetit kryetar, Isuf Ajetit dhe Sahit Kelmendit anëtarë, i kishte kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme, ndërsa të pranishëm ishin edhe nënkryetari i FFK-së z. Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu, i cili duke i përshëndetur të pranishmit foli për rëndësinë që ka gara e kupës që llogaritet si gara më gjithëpërfshirëse dhe me nam.  Ndeshjet e para do të zhvillohen më 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 prill.

Çiftet gjysmëfinaliste

Drenica – Vëllaznimi
Prishtina – Vushtrria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat