Mourinho insiston në transferimin e super mbrojtësit të Barcelonës

Futboll

Mourinho insiston në transferimin e super mbrojtësit të Barcelonës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:45
Samuel Umtiti

Jose Mourinho është duke punuar fort për ta siguruar blerjen e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtitit, sipas Sport.

Me numër të ulët të fondeve pas blerjes së Philippe Coutinhos, Barça kishte planifikuar të ulej dhe bisedojë me francezin sezonin e ardhshëm në lidhje me zgjatjen e kontratës në “Camp Nou”.

Por, me Manchester Unitedin në kontakt me vëllain e mbrojtësit, drejtuesit e gjigantit katalan i kanë nisur bisedimet tani me 24-vjeçarin.

Kjo pasi druhen se çmimi i tij do të rritet edhe më shumë pas Kupës së Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat