Pellegri ‘në luftë’ me kohën, për të thyer rekordin e Mbappesë

Futboll

Pellegri ‘në luftë’ me kohën, për të thyer rekordin e Mbappesë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 23:53
Pietro Pellegri

Pietro Pellegri ishte transferimi rekord për një 16-vjeçar, teksa shkoi te Monako, por pas vetëm 4 minutash lojë me skuadrën e Principatës, pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave, për disa muaj. Gjithsesi, djaloshi italian duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij dhe nuk është penduar aspak që u bë pjesë e Monacos.

“Ardhja këtu ishte zgjedhja e duhur për të bërë hapin e madh në karrierë. Monaco është një klub i madh dhe përshtypjet e para janë të gjitha pozitive, pasi në Ligue 1 ka më shumë hapësirë për të rinjtë. Dua të kthehem para 10 majit dhe të shënoj për të thyer rekordin e Mbappe-së, i cili është më i riu që ka shënuar”, thotë Pietro.

Vendimi për të shkuar në Monako erdhi pothuajse si një surprizë, gjatë seancës së fundit të dimrit. Pellegri kishte ngjallur interes në të gjithë futbollin italian, por zgjodhi Principatën në Ligue 1.

“Ne kemi vendosur çdo gjë në disa ditë. Si për mua, edhe për agjentin tim, dukej zgjedhja e duhur për të bërë hapin e madh të karrierës. Në Ligue 1 japin më shumë hapësirë për të rinjtë, është futboll më fizik, por ka më pak taktika, dhe duke punuar me përulësi, mund të bëj mirë”, u shpreh lojtari italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat