Real Madridi e ka gjetur portierin që pritet ta rivalizoi vitin e ardhshëm Keylor Navasin në portë. Skuadra madrilene është fare pranë transferimit të portierit kroat, Karlo Letica.
Portieri 21 vjeçar është 201 centimetra i gjatë. Letica është nën kontratë me Hajdukun por që këtë edicion është i huazuar te skuadra e Rudes, aty ky po tregon klas të lartë.
Letica llogaritet si një nga portierët më perspektivë në futbollin evropian duke qenë tejet i shkathët pavarësisht gjatësisë së tij.
Vetëm 15 milionë euro mund t’i kushtoi Realit blerja e tij.