Eibar – Real: Mbyllet pjesa e parë – shënon Cristiano Ronaldo

Futboll

Eibar – Real: Mbyllet pjesa e parë – shënon Cristiano Ronaldo

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:13
Cristiano Ronaldo

Reali po fiton 0-1 kundër Eibarit me golin e Ronaldos.

Është mbyllur pjesa e parë mes Eibarit dhe Real Madridit, ku po fitojnë mysafirët me rezultat minimal 0-1.

Golin për ekipin e Zinedine Zidane e realizoi Cristiano Ronaldo në minutën e 34’ pas një asistimi të mrekullueshëm nga ana e Luka Modric.

Eibar kishte disa mundësi të mira shënimi në 15 minutat e para, por nuk e dërguan asnjë herë topin në rrjetë.

Realit iu dëmtua një lojtar në pjesën e parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Raphael Varane, i cili lëshoi fushën e lojës në minutën e 28-të, vendin e tij e zuri Nacho Fernandez.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat