Ekipet e Manchester nisin garën për mbrojtësin e Barcelonës…

Futboll

Ekipet e Manchester nisin garën për mbrojtësin e Barcelonës…

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:57
Samuel Umtiti

Barcelona ka nisur të shqetësohet se një prej klubeve të Manchester, United apo City, do të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së Samuel Umtiti me katalanasit, duke parë transferimin e qendërmbrojtësit Virgil van Dijk te Liverpool për rreth 80 milionë euro. Sipas “Don Balon”, gjigantët e La Liga druhen se United dhe City do të trokasin në dyert e klubit duke dhënë 60 milionë euro, shuma që do ta lironte mbrojtësin francez nga kontrata e tij në “Camp Nou”.

Umtiti ka qenë rregullisht mes titullarëve të Barcelonës, që kur e bleu nga Lion për 25 milionë euro në verën e vitit 2016. Deri tani, ai ka koleksionuar 70 ndeshje me ekipin “blaugrana”. Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde, i ka udhëzuar drejtuesit të rinovojnë kontratën me Umtiti, por diçka e tillë nga ka ndodhur me dy skuadrat e Manchester përgatitet të hidhen në sulm që në merkaton e janarit.

Jose Mourinho kërkon me çdo kusht një mbrojtës te Manchester United, sidomos pasi blerja e Victor Lindelof nga Benfica rezultoi e dështuar. Telashet e “djajve” janë shtuar edhe nga mungesat e shumta të Eric Bailly, i cili është dëmtuar disa herë. Nga ana tjetër, Manchester City po kërkon një qendërmbrojtës për të zëvendësuar kapitenin Vincent Kompany, i cili gjithashtu vazhdon të ketë probleme me dëmtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat