Shkëmbi e vlerëson Llapin, por beson në rezultat pozitiv

Futboll

Shkëmbi e vlerëson Llapin, por beson në rezultat pozitiv

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:12
Bledi Shkëmbi

Liria nesër është mysafire e Llapit në kuadër të javës së 22-të dhe bëhet fjalë për dy skuadra që aktualisht ndodhen në kuotën e  34 pikëve, prandaj fitorja në këtë ndeshje do të thotë ruajtja e hapit në luftë për titullin e kampionit1

Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi pret që ndeshja të jetë me rivalitet, ndërsa beson se futbollistët e tij mund të kthehen me rezultat pozitiv. “Ndoshta Llapi nuk po e kalon momentin më të mirë, por kjo është normale për çdo skuadër. Ne jemi të vetëdijshëm se na pret ndeshje e vështirë, prandaj shkojmë me synimin për të dhënë maksimumin tonë dhe si rezultat i angazhimit të të gjithëve të shpresojmë në rezultat pozitiv”, ka thënë Shkëmbi. Ai ka shtuar se Liria tashmë e ka kaluar krizën dhe është e qetë për vazhdim të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat