Klopp fajëson mbrojtjen për humbjen ndaj United

Futboll

Klopp fajëson mbrojtjen për humbjen ndaj United

Më: 10 mars 2018 Në ora: 19:03
Jurgen Klopp

Mbrojtja e Liverpool, jo pamundësia për të krijuar raste të pastra për gol, ishte arsyeja pse Liverpool humbi 2-1 ndaj Manchester United sipas Jurgen Klopp.

Dy golat e Rashford në 24 minutat e para i dhanë fitoren United dhe Klopp mendon se prapavija e tij nuk ishte më ditën e saj më të mirë.

“Topat e gjatë te Romelu Lukaku dhe topat e dytë. Lukaku është një nga sulmuesit më të mirë në botë, dhe duhet të jemi pranë tij të kapim topin, por nuk ishim dhe Rashford e shfrytëzoi dy herë këtë situatë,” shprehet ai.

“Duhet të mbrojmë më mirë në ato situata. Gjithmonë mund të humbasësh një dyluftim ajror, ose një duel me Lukaku-n por kemi një hapësirë të madhe mbrapa e cila duhet të rregullohet,” shprehet gjermani.

“Rashford vjen me 100 km/orë. Trent e bën lëvizjen e tij por është tepër vonë. Ishte një lëvizje brilante nga Rashford.

“Mendoj se kishim mundësitë tona për të shënuar por nuk mjaftuan. Duhet të mbrojmë më mirë dhe të jemi më cinikë.

“Gjithsesi nuk kemi kohë të mërzitemi por duhet të kundërpërgjigjemi me fitore në ndeshjen e radhës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat