Osmani krenar për fitore

Futboll

Osmani krenar për fitore

Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:42
Qatip Osmani

Trajneri i Shkëndijes nga Tetova, potencon se penalltia për 0:2 në fillim të pjesës së dytë dhe kartoni i kuq për lojtarin kundërshtar ishin vendimtare në fitoren e radhës të skuadrës së tij në transfertë kundër Rabotniçkit në Shkup.

Për Qatip Osmanin është me rëndësi që ekipi menaxhoi me sukses përballjen, duke i dhënë mundësi që të pushojë një pjesë të lojtarëve për sfidat e ardhshme kampionale dhe në gjysmëfinales së Kupës të mërkurën e ardhshme me Renovën.

“Qëllimi i ekipit ishte të vazhdojë me fitore dhe rritmi i lojës mbase na u imponua edhe nga kundërshtari. Shënuam në kohë, ndërsa penaltia dhe kartoni i kuq për vendasit na lehtësoi të menaxhojmë lojën dhe të ruajmë forcat për takimin e Kupës në mesjavë”, shprehet trajneri Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat