Pa fitues në Mitrovicë

Futboll

Pa fitues në Mitrovicë

Nga: K.Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:00
Pamje nga një ndeshje

Drita nga Gjilani importoi një pikë të madhe (1:1) në duel me Trepçën ’89, kampion në fuqi. Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, në një atmosferë të mirë, Drita gati sa mori të tria pikët, për faktin se kaluan në epërsi me golin e Endrit Krasniqit në minutën e 83-të, por vendasit shpejt përgjigjen dhe barazojnë përmes Arb Manajt në minutën e 88-të.

Drita është në vend të dytë me 38 pikë, ka katër më shumë se Trepça ’89 që mban pozitën e shtatë në elitën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat