Vëllaznimi dhe Gjilani me pikë të plota

Futboll

Vëllaznimi dhe Gjilani me pikë të plota

Nga: K.Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:07
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi nga Gjakova, me kryetrajner Arsim Gojanin, ka arkëtuar tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë, duke e mundur me 2:0 Flamurtarin e Prishtinës, ky ishte edhe derbi i rivalëve të vjetër.

Gjakovarët treguan lojë të mirë dhe ngadhënjyen me golat e Jeton Dushit (42') e Besnik Krasniqit (80'). Vëllaznimi renditet në vend të 9-të me 30 pikë, kurse Flamurtarit është i dhjeti me 14 sosh.

Gjilani si vendas me shumë mund e ka mundur me 1:0 Vllazninë e Pozheranit. Futbollisti Armend Thaçi në minutën e 77-të shënon nga ndërprerja dhe i solli pikë të mëdha Gjilanit, e cila tani është ngritur në vend të 4-të me 35 pikë, kurse Vllaznia është e fundit me 12 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat