Interi nuk thyhet nga Napoli as në Meazza

Futboll

Interi nuk thyhet nga Napoli as në Meazza

Më: 11 mars 2018 Në ora: 23:03
Interi- Napoli

Ashtu si ndeshja e parë, edhe e dyta mes Interit dhe Napolit në Serie A nuk prodhoi gola.

Edhe një herë napolitanët ishin më të mirë, por ketë herë vendasit të ndihmuar nga publiku në Giuseppe Meazza, arritën të vendosën perfekt në mbrojtje.

Napoli kishte raste, posedimin e topit, por jo dhe konkretizimin para portës kundërshtare.

Pjesa e parë me raste i takoi Napolit, por më të mirin e kishte Interi (37′), por Antonio Candreva gjuajti jashtë.

E gjitha që vendasit treguan në pjesën e dytë ishte shtylla nga Milan Skrinar në minutën e 48-të.

Lorenzo Insigne kishte një shans të mirë në minutën e 67-të, por nuk u tregua i saktë.

Në pjesën e mbetur zikaltrit u tërhoqën mbrapa, duke shpresuar të befasojnë nga kundërsulmet, kurse napolitanët tentuan vazhdimisht të gjenin hapësira në mbrojte.

Milan Skriniar tregoi edhe një herë se është një nga mbrojtësit më të mirë në top pesë ligat evropiane (Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Napoli renditet në vendin e dytë me 70 pikë, një pikë më pak, por një ndeshje më shumë se Juventusi në pozitën e parë. Interi vazhdon si i pesti në ligë me 52 pikë, një më pak se Lazio dhe pesë më shumë se Milani.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Luciano Spalletttit është kundër Sampdorias, kurse Napoli pret Genoan. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat