“Nëse Juventusi i fiton të gjitha ndeshjet, do ta duartrokasim”

Futboll

“Nëse Juventusi i fiton të gjitha ndeshjet, do ta duartrokasim”

Më: 12 mars 2018 Në ora: 00:28
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është deklaruar pas barazimit 0-0 mes skuadrës së tij Napoli dhe Inter.

Inter në ‘San Siro’ ndali në barazim Napolin.

Trajneri Sarri, ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht barazimit.

“Interi është një skuadër e fortë. Jam i kënaqur me testin djemve. Na mungoi diçka e vogël për të marrë tre pikë në shtëpi”, ka deklaruar Sarri.

“Reaguam mirë pas asaj humbje nga Roma. Do të japim 101 për qind në secilën ndeshje, dhe në fund të do nxjerrim konkluzionet. Nëse Juventusi i fiton të gjitha ndeshjet, do ta duartrokasim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat