Fiton Lyoni, kundërpërgjigjet Marseille

Futboll

Fiton Lyoni, kundërpërgjigjet Marseille

Më: 12 mars 2018 Në ora: 06:53
Marseille

Lyoni u rikthye te fitorja në kampionatin francez, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Caen-in, falë golit të Traore në pjesën e dytë.

Vendasit nuk fitonin prej disa ndeshjesh në kampionat, teksa kanë komplikuar pretendimet për një vend në zonën Champions, ku do të vijojë të luftojë fort me Marseillen.

Pikërisht këta të fundit, ashtu si Lyoni, u rikthyen te fitorja, që mungonte prej dy javësh. Skuadra e Rudi Garcias triumfoi 1-2 në fushën e Touluses, falë golave të Ocampos dhe Mitroglu.

Aktualisht Marseille mban vendin e 3-të të renditjes, me 59 pikë, 5 më shumë se Lyoni i vendit të 4-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat