Spalletti e pranon: Kurrë s’kemi luajtur futboll të shkëlqyeshëm

Futboll

Spalletti e pranon: Kurrë s’kemi luajtur futboll të shkëlqyeshëm

Më: 12 mars 2018 Në ora: 09:33
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti mendon që Interi nuk ka cilësi sa Napoli.

Ai e pranon që skuadra e tij nuk ka luajtur kurrë një futboll të shkëlqyeshëm,.

“Ne zhvilluam një lojë të mirë, pastaj shfaqja varet nga mundësitë dhe golat. Napoli ka bërë më mirë se ne, sepse ka këtë metodën “sarriano”. Ne kemi qenë të mirë, duke pritur dhe përpjekur për të “kafshuar”, sepse Napoli është një ekip që të detyron ta ndrydhësh veten”, deklaroi Spalletti.

“Ne mund ta dëmtonim kundërshtarin me kundërsulm, por nuk kemi përfituar nga të gjitha situatat që kanë ardhur. Ndonjëherë hedhim topa të thjeshtë. Ka raste kur jemi të vazhdueshëm, por nganjëherë i lëmë kundërshtarit topin”.

“Nuk e di se si do të shkojë ndeshja tjetër. Ne kemi jetuar një periudhë shumë të keqe. Duhet të them që kurrë nuk kemi luajtur një futboll të shkëlqyer dhe kjo, sepse nuk kemi të gjithë cilësinë, që thonë shumë persona. Napoli ka cilësi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat