Një shqiptar në përbërjen e javës në elitën e futbollit zviceran

Futboll

Një shqiptar në përbërjen e javës në elitën e futbollit zviceran

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:02
Ermir Lenjani feston me shokë

Për shqiptarët ka qenë e mirë java e 25-të në elitën e futbollit zviceran. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ermir Lenjani, autor golit për Sionin në fitoren bindëse me rezultat 7:2 kundër Thun-it, është në përbërjen e javës.  

Prestigjiozja zvicerane “Blick” ka përzgjedhur 11-shin më të mirë të javës, ku janë: Jonas Omlin (Luzern), Stefan Knezheviç (Luzern), Alain Nef (Zurich), Ermir Lenjani (Sion), Carlitos (Sion), Miralem Sulejmani (Young Boys), Djibril Sow (Young Boys), Fabian Rohner (Zurich), Pascal Schürpf (Luzern), Cunha (Sion) dhe Cedric Itten (St. Gallen).

Duhet theksuar se Sioni është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 24 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat