Josa: E dija që do të ishte ndeshje e vështirë

Futboll

Josa: E dija që do të ishte ndeshje e vështirë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:56
Mirel Josa

Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës, pas fitores në Pejë me 3:1 ndaj Besës, ka thënë: "Nuk ishte problemi se ne kishim nënvlerësuan shumë lojën, e vlerësojmë ekipin e Besës pavarësisht rezultateve dhe vendit në pozitë që ka. E dija që do të ishte ndeshje e vështirë, pavarësisht se fituam 3:1 dhe mos e shihni vetëm rezultatin, sepse ndeshja ishte e vështirë dhe nuk ishim ata që duhej të ishim e ku na mungonte freskia pak sot nga ndeshjet e njëpasnjëshme që kemi bërë. Megjithatë e rëndësishme që morëm tre pikë dhe vazhdojmë rrugën për të parë se cilat skuadra i kemi përballë. Tani me këtë ndeshje mbaroi faza e dytë dhe para ndeshjes kisha folur me lojtarët si të ishte finale dhe pastaj të shohim vazhdimësinë për fazën tjetër. Në përgjithësi nga puna e lojtarëve unë jam i kënaqur, normalisht ka edhe më mirë edhe pse e mira nuk ka fund siç kam thënë edhe herëve të tjera. Të shohim tani se si do të rikuperojmë ekipin për mesjavë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat