Napoli duhet të besojë akoma

Futboll

Napoli duhet të besojë akoma

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:01
Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly insiston se ekipi i tij ende duhet të besojë për titullin e ligës italiane, pavarësisht barazimit pa gola 0:0 ndaj Interit të dielën.

Pas këtij barazimi, Napoli mbeti një pikë prapa Juventusit, ndërsa klubi torinez ka edhe një ndeshje më pak.

Por, Koulibaly thotë se kushdo që nuk beson te titulli i ligës nuk duhet të qëndrojë në dhomat e zhveshjes.

“Ne jemi në rrugën e dhur dhe duhet ta vazhdojmë rrugëtimin tonë”, deklaroi Koulibaly.

“Çdokush që nuk beson s’do të qëndrojë në dhomat tona të zhveshjes sepse ende ka mbetur një rrugë e gjatë. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne thjesht duhet të jemi aty”, shtoi ai.

“Gjithçka që bëri Interi ishte ndjekja e topit. Është zhgënjyese sepse ne luajtëm mirë, por ne duhet të besojmë deri në fund”, u shpreh senegalezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat