Neymari gjithnjë e më afër Realit, ai mund të kushtojë 400 milionë euro

Futboll

Neymari gjithnjë e më afër Realit, ai mund të kushtojë 400 milionë euro

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:05
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka qenë në planet e Real Madridit qëkur u bë i popullarizuar me Santosin, mirëpo asokohe lojtarin e rrëmbeu Barcelona.

E ardhmja e Neymarit vazhdon të përfolet në mediat braziliane dhe evropiane. 26-vjeçari duket se nuk është i kënaqur në Ligue 1 për shkak të mungesës së konkurrencës dhe dëshiron të kthehet në La Liga.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka qenë në planet e Real Madridit qëkur u bë i popullarizuar me Santosin, mirëpo asokohe lojtarin e rrëmbeu Barcelona.

Dhe duke qenë rivalë të përbetuar, katalunasit natyrisht se nuk negociuan me Los Blancos për të ardhmen brazilianit, ndërsa e shitën atë te PSG në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Ishte kjo një tjetër mundësi e humbur për Florentino Perez, i cili vazhdon përpjekjet që sulmuesi të luajë në të ardhmen në Santiago Bernabeu.

Në bazë të njoftimeve në mediat spanjolle dhe braziliane, të cilat përcillen nga express.co.uk, Neymar aktualisht është më pranë se kurrë më parë që të kalojë te Reali.

Futbollisti, i cili aktualisht është i lënduar, nuk është i kënaqur me nivelin e konkurrencës në kampionatin francez dhe nuk arrin të përshtatet me mënyrën jetësore në Paris.

Neymari nuk ka një klauzolë largimi nga PSG, ndërsa sipas spekulimeve, ai mund t’i kushtojë Real Madridit rreth 400 milionë euro.

Madje këto ditë AS ka raportuar se një delegacion i klubit spanjoll është takuar me babanë e lojtarit dhe dy avokatë, për ta shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij në Madrid.

Nga ana tjetër, presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, e ka përsëritur në disa raste se Neymar nuk është në shitje, mirëpo një ofertë prej 400 milionë eurosh do të ndryshonte gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat