Ditë të vështira për Xherdan Shaqirin!

Futboll

Ditë të vështira për Xherdan Shaqirin!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2018 Në ora: 17:10
Xherdan Shaqiri

Skuadra e Stoke Cityt është në zonën e rrezikut për largim nga Premier League. Humbja e fundit si vendas me rezultat 2:0 nga lideri Manchester City, Stoken e fut edhe më shumë në krizë, ku luan ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Pa dyshim se janë ditë të vështira për futbollistin shqiptar, por shpresojnë e besojnë se do ta sigurojnë mbijetesën. Shaqiri u paraqit standard kundër Cityt dhe ka qenë prej më të vlerësuarve nga tabloidi, “Daily mail”, me notën 7. Stoke aktualisht mban vendin e parafundit (i 19-ti) me 27 pikë, kurse City udhëheq me 81 pikë pas 30 jave.   

Nota e lojtarëve: Stoke City (4-3-3): Butland 5; Bauer 7, Zouma 5.5, Martins Indi 5.5, Stafylidis 6; Ndiaye 6, Cameron 6 (Ramadan 88), Allen 6; Shaqiri 7, Jese 5.5 (Crouch 63, 6), Choupo-Moting 6.5.

Manchester City (4-3-3): Ederson 7; Walker 7, Kompany 6.5, Otamendi 7, Zinchenko 6.5; Fernandinho 7, D Silva 9, De Bruyne 7; Sterling 8 (B Silva 85), Jesus 8 (Gundogan 90), Sane 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat