Ish trajneri i Trepçës '89 dhe Feronikelit në krye të Shkupit

Futboll

Ish trajneri i Trepçës '89 dhe Feronikelit në krye të Shkupit

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:22
Zekirija Ramadani

Skuadra e Shkupit pas shkarkimit të trajnerit Ardian Nuhiu, edhe pse kishte disa oferta për trajner të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, është vendosur që detyrën e trajnerit t’ia besoj Zekirija Ramadanit, i cili u pa si më i përshtatshmi që të udhëheq me ekipin, duke marrë parasysh se e njeh mirë skuadrë me të cilin u rrit si futbollist, por edhe punoi me për dy vite (2014-2016).

Trajneri Ramadani pritet që me skuadrën të fillojë punën nga dita e enjte, ndërsa në stërvitjen e nesërme ekipi do të punojë nën drejtimin e ndihmës trajnerëve Orhan Abdi dhe Faruk Jonuz. Marrëveshja me trajnerin Zekirija Ramadani është nënshkruar me kontratë një vit e gjysmë. Ndryshe Ramadani ka qenë edhe ish trajner i Trepçës '89 dhe Feronikelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat