Verratti pëlqehet ende nga Juve, por mbesin shumë probleme për marrëveshjen

Futboll

Verratti pëlqehet ende nga Juve, por mbesin shumë probleme për marrëveshjen

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:00
Marco Verratti

Juventus vazhdon të ketë interesim për mesfushorin e PSG-së, Marco Verrattin.

Sipas Calciomercato.com, Verratti mbetet lojtari më i pëlqyer nga Juve, ndërsa edhe ai vet është fans i Bianconerëve.

Sipas ueb faqes, ‘Zonja e Vjetër’ nuk e ka ndërmend të bëjë një investim të madh tek italiani, pasi e sheh Miralem Pjanicin si lojtar kyç të mesfushës.

Verratti ka qenë i lidhur me Barcelonën verën e shkuar, por që klubi nuk e liroi.

Mësohet se interesimi i Barcelonës nuk është zbehur.

Ajo që e bën të pamundur blerjen e tij nga Juve është paga e tij prej 12 milionë euro.

Agjenti i lojtarit mund të behet Mino Raiola, i cili njihet për lidhjet e tij me klubet e njohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat