Lideri i Kampionatit të Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova, barazoi me rezultat 1:1 me Renovën nga Xhepçishti i Tetovës, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Renova nxori rezultat të jashtëzakonshëm dhe shpreson se me 11 prill mund të bënë mrekulli ndaj kuqezinjve.
Stojanovski në minutën e 12-të shënoi për Renovën, ndërsa shifrat (1:1) i nivelizoi Emini në të 26-ën dhe me këtë rezultat përfundoi takimi. Shkëndija beson e shpreson se do të kualifikohet në finale sikurse edhe Renova. Në takimin tjetër, Pelisteri shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Akademia Pandev. Në fakt, Pelisteri është fitues i Kupës së edicionit të kaluar kur në finale me penallti e kishte mundur Shkëndijen.