Pas Naby Keita, Liverpool po përgatit transferimin e një tjetër ylli të RB Leipzig

Futboll

Pas Naby Keita, Liverpool po përgatit transferimin e një tjetër ylli të RB Leipzig

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:56
Timo Werner

Liverpool është duke përgatitur transferimin e një prej sulmuesve më të kërkuar të kohëve të fundit, Timo Werner të RB Leipzig.

Skuadra e Jurgen Klopp kërkon të shtojë opsionet në sulm dhe sulmuesi i ri Werner është një nga kandidatët kryesorë.

Të Kuqtë kanë bërë biznes edhe më përpara me RB, pas marrëveshjes për Naby Keita, i cili do të transferohet në Angli në fund të sezonit.

Gjithsesi, operacioni për të marrë Keita nuk është se shkoi “vaj”, por Të Kuqtë do të mundohen ta bëjnë sa më të thjeshtë kalimin e sulmuesit në Anfield.

Werner, 22 vjeç, është kthyer në një nga sulmuesit më premtues të Bundesliga-s, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Klopp thuhet të jetë trajneri që ka treguar më shumë interes për lojtarin, dhe kërkon me çdo kusht të punojë me bashkëkombësin e tij në Anfield.

Në një interviste të kohëve të fundit Werner është shprehur se do të kishte dëshirë të luante në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat