Messi dëshmoi klasin e tij, "shembi" Chelsean

Futboll

Messi dëshmoi klasin e tij, "shembi" Chelsean

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja Barcelona vs. Chelsea

Barcelona nuk e bëri hesap Chelsean, duke e deklasuar me rezultat 3:0, në ndeshjen e kthimit të tetës së finales së Champions League në futboll. Në një atmosferë drithëruese në Camp Nou, Lionel Messi e kishte fjalën kryesore për Barcelonën e cila triumfoi me rezultat të thellë dhe u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4:1, pasi takimi i parë në Londër kishte përfunduar 1:1. 

Futbollisti Messi ka treguar edhe një herë klasin e tij sidomos në minutën e 3-të nga një pozitë e vështirë kaloi në epërsi skuadrën e tij. Në minutën e 20-të, Messi energjikë asistoi deri të Dembele dhe e ngriti epërsinë në 2:0.  Në minutën e 45-të, Barcelona shpëtoi, pasi që goditjen e Marcos Alonsos e ka ndalur shtylla e majtë pingule. Në minutën e katërt pikërisht të 49-të të pjesës së dytë, Chelsea kërkon penallti, pasi që Gerard Pique pengoi Marcos Alonson, por kështu nuk mendon gjyqtari. Në minutën e 63-të, Messi me vetëmohim të pashoq  i dha edhe goditjen e fundit skuadrës rivale, 3:0. Messi me lojën dhe golat e tij 'shembi' Chelsean.

Në çerekfinale janë kualifikuar: Real Madridi, Barcelona, Sevilla, Bayerni, Manchester City, Liverpooli, Juventusi dhe Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat