Barcelona u kualifikua në çerekfinale pasi eliminoi Chelsean me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Leo Messi shkëlqeu në ndeshjen në Camp Nou, ku përveç dy golave bëri edhe një paraqitje shumë të mirë.
Argjentinasi u vlerësua me notën maksimale në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, Olivier Giroud ishte futbollisti më i dobët në fushë, i cili edhe u zëvëndësua në minutën e 67-të.
Francezi u vlerësua me notën 5.6.