Muller: Ishte një fitore e çuditshme

Futboll

Muller: Ishte një fitore e çuditshme

Më: 15 mars 2018 Në ora: 00:02
FC Bayern

FC Bayern nëpërmjet fitores 3-1 ndaj Besiktas ka arritur fazën e çerekfinaleve të Champions League. Dhe Thomas Muller ka folur rreth fitores së çuditshme.

Për bavarezët shënuan Alcantara dhe Wagner, ndërsa tjetri ishte një autogol. Por atmosfera shumë e zhurmshme ka ndikuar në paraqitjen e skuadrave, sidomos të gjermanëve.

“Kishte shumë zhurmë sot. Kur filluan fërshëllimat nuk merrej më vesh asnjë në fushë.

“Sot na mungoi struktura dhe kemi humbur shumë topa që zakonisht nuk u humbasim.

“Ishte shumë kaotike ndonjëherë situata, përveç tifozëve, edhe presingu i Besiktas ishte agresiv.

“Por rezultati tregon se kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi marrë fitoren. Në fund të fundit kemi bërë detyrën tonë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat