Allegri për pak sa nuk e rreh Benatian

Futboll

Allegri për pak sa nuk e rreh Benatian

Më: 15 mars 2018 Në ora: 11:23
Medhi Benatias

Allegri është parë i nervozuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme që Juventusi mposhti Atalantan me rezultat 2-0.

Në një moment pati një përplasje në mes të mbrojtësit të Juves, Medhi Benatias dhe futbollistëve të Atalantas, ku u shqye fanella e marokenit.

Në atë përplasje gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë atë së bashku me Marten De Roon.

Mirëpo Benatia vazhdonte protestimin, gjë kjo që e nervozoi shumë trajnerin e Juventusit, Allegri.

Ai i bërtiti mbrojtësit me qëllim që të mos rrezikoj që në minutat e fundit të luaj me 10 lojtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat