Kur 45 mijë veta në Beograd i rrinin gatitu Trepçës!

Futboll

Kur 45 mijë veta në Beograd i rrinin gatitu Trepçës!

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:34
Trepça e vitit 1978

Finalja e famshme e vitit 1978 nuk shlyhet nga kujdesa e çdo shqiptarit që i takon gjeneratës së vjetër. Vit i krenarisë dhe gati sa shqiptarët sollën trofeun e Marshall Titos në Republikën e Kosovës.

Trepça e Mitrovicës dhe Rijeka në finale e Marshallit në futboll, por pas 120 minutave lojë, Trepça e pafat dhe kishte pësuar humbje me 1:0.

Trofeun e fitoi skuadra kroate. Kjo fotografi që paraqesim është e jashtëzakonshme, shihen lojtarët e Trepçës, ku tërë stadiumi në Beograd rrinte gatitu para Trepçës dhe Rijekës. Ndeshja ishte luajtur në ‘Marakanë’ para 45 mijë shikuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat