Rrëfehet ish-lojtari: Ja si e shitëm ndeshjen e Kampionatit Botëror

Futboll

Rrëfehet ish-lojtari: Ja si e shitëm ndeshjen e Kampionatit Botëror

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:59
Hoze Velaskuez

Në botërorin e vitit 1978 ka patur një episod që ngelet shumë i diskutuar edhe sot. Takimi midis Argjentinës dhe Perusë përfundoi në rezultatin 6:0 që e lejoi Argjentinën të kalonte më tej dhe të fitonte Kupën e Botë në finale përballë Holandës.

Mbi këtë takim janë hedhur dyshime të mëdhaja për tolerime nga ana e peruanëve. Njëri prej protagonisteve ka folur për një nga ndeshjet më skandaloze të historisë së futbollit.

Hoze Velaskuez zbulon se e gjitha ka qenë e organizuar: “Ishte e gjitha e vendosur në tavolinë, krerët e dy shteteve, Bermudez dhe Videla (dy diktatore e secilit shtet në atë kohë) u takuan dhe ranë dakord. Argjentina duhet të fitonte të paktën 4:0 për të kaluar në finale. Diktatori i Argjentinës ishte i aftë të bënte gjithçka për ti dhënë këtij vendi triumfin e parë në rang botëror. Kështu që ai e bindi diktatorin e Perusë dhe në fushë ndodhën shumë gjëra të çuditshme” përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat