Pikë e madhe për Flamurtarin

Futboll

Pikë e madhe për Flamurtarin

Nga: K.G. Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:58
Tifozët e Flamurtarit

Për Flamurtarin e Prishtinës barazimi në Gjilan është sikurse fitore, për faktin se shton shpresat që përmes barazhit ta sigurojë mbijetesën në elitën futbollit.

Gjilani dhe Flamurtari u ndanë baras (0:0) dhe është një pikë që nuk matet as me ari për “flamurtarët”. Një ndeshje e mirë, me disa raste shënimi, por nuk pati gola.

Për Gjilanin barazimi është sikurse humbje, sepse ngecin në luftë për titull, por në anën tjetër kanë presionin se mund të bien në zonën e barazhit. Gjilani tash mban vendin e gjashtë me 36 pikë, kurse Flamurtari renditet i dhjeti me 15 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat