'Intelektualët' japin mesazhin e zjarrtë: Të dielën është dita “D”

Futboll

'Intelektualët' japin mesazhin e zjarrtë: Të dielën është dita “D”

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

Debate

Klubi ynë i zemrës e zhvillon takimin e radhës në qytetin e Gjakovës, ne si gjithmonë do t'i qëndrojmë mbrapa Dritës.

Drita është më shumë se klub, është familje dhe shtëpia jonë e dytë. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë asgjë, e tash ka ardhur koha të marrim atë që e meritojmë, atë që na takon. Tek ne është tradita, është pasioni, ngjyrat tona simbolizojnë lavdinë që ka ky klub e ky qytet. Jemi rritur pranë klubit në kohëra të vështira. Ditët më të lumtura i përjetuam kur dikush sakrifikoj gjithçka që skuadra të jetë në vendin që e meriton. Ato kohë, ai kampionat është treguesi më i mirë se si ekipet kundërshtare prisnin në radhë për të hyrë në lojë dhe normalisht për ta humbur atë. Lojtarët e klubit e kanë kuptuar peshën e fanellës dhe emrin e klubit Drita.

Ata po e tregojnë veten duke dhënë maksimumin për të realizuar ëndrrën qe po e presim me vite. Ne do të mobilizohemi që ta mbështesim Dritën, si gjithmonë, gjithnjë e përgjithmonë! “Intelektualët” nga qyteti i futbollit do të udhëtojnë në mënyrë masovike, për ta dëshmuar dhe vërtetuar edhe një herë rolin tonë në tifoskenën shqiptare. Jemi të parët dhe pa konkurrencë! Të dielën do ta tregojmë dashurinë për klubin, unitetin e tifozëve dhe ta japim mesazhin e radhës nga futbolli i Kosovës. Pra të dielën, ti ke obligim të jesh i bashkuar me ne, me Dritën dhe me qytetin.

Ne së bashku me ty do jemi me Dritën, e Drita së bashku me ne do ta bëj krenar gjithë qytetin! Dashuri, krenari, e vetmja më je ti, shkruajnë tifozët më të zjarrtë në vend “Intelektualët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat