Mesazh përvëlues i ‘Skifterave’: Pa Skiftera s’ka Gjilan

Futboll

Mesazh përvëlues i ‘Skifterave’: Pa Skiftera s’ka Gjilan

Nga: K.Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:09
Mesazh përvëlues i ‘Skifterave’: Pa Skiftera s’ka Gjilan

Tifozët më të zjarrtë në Kosovë, ‘Skifterat’ lëshuan një mesazh të qartë për të gjithë sidomos për klubin e tyre. “Sot stadiumi i qytetit ‘Agim Ramadani – Katana’ nuk ngjasonte aspak në atë që jemi mësuar.

Shkallëve u mungonte pasioni, mbështetja, kënga dhe brohorima, u mungonte jeta. Gjilani dhe Skifterat kanë qenë të pandashëm për rresht 19 vjet, gjeneratë pas gjenerate dhe një virus si ky e ka të pamundur ta ndryshoj këtë të vërtetë.

Pa Skiftera s’ka Gjilan qysh Pa Gjilan s’ka Skiftera!”, thuhet në faqen e ‘Skifterave’ pas barazimit të Gjilanit 0:0 me Flamurtarin Prishtinës, në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat