UEFA ndëshkon Besiktas për një mace

Futboll

UEFA ndëshkon Besiktas për një mace

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:41
Macja

Besiktas është ndëshkuar nga UEFA pasi një mace u fut në fushë gjatë ndeshjes së Champions League ndaj Bayern Munich.

Ndeshja u ndal në minutat e para të pjesës së dytë pasi kafsha kërceu nga një tabelë reklamash elektronike dhe vrapoi drejt një prej flamurëve të këndit përpara se të rikthehej në shkallët e stadiumit.

Ndëshkimi ka ardhur për shkak të “organizimit të pamjaftueshëm” dhe ishte një nga tre problemet e klubit turk të përmendura nga UEFA.

Kjo nuk ishte e vetmja akuzë e UEFA-s këtë mesjavë. Roma është dënuar për vonesën e lojës të një kapësi topash i cili është shtyrë nga një prej lojtarëve të Shakhtar Donets.

Diçka që provokoi një përplasje të vogël mes lojtarëve.

UEFA është treguar shumë e ashpër për çdo klub që thyen rregullat edhe më të vogla, megjithëse mendimi i përgjithshëm është se të dënosh klubin për një mace është e ekzagjeruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat