Xhaka e Mustafi me Arsenalin, eliminuan Milanin

Futboll

Xhaka e Mustafi me Arsenalin, eliminuan Milanin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:49
Granit Xhaka

Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me Arsenalin, shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Milanit, në ndeshjen e kthimit në Europa League në futboll.

Xhaka nga distanca la të befasuar Donnaruman dhe Arsenalin e kaloi në epërsi me 2:1, pikërisht në minutën e 71-të.

Arsenali edhe në lojën e parë në San Siro kishte fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1, u kualifikuan në mesin e tetë ekipeve më të mira.

Image

Për Arsenalin shënuan Welbeck në minutën e 35-të e 86-të, e Xhaka në atë të 71-të, dhe për Milanin Calhanoglu në minutën e 35-të.

Milani eliminohet, Arsenali kualifikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat